Komitetit për Politikë dhe Financa ka mbajtur mbledhjen e nëntë të rregullt.
Mbledhjen e hapi Kryesuesja e Kuvendit Komunal Arbnore Beqiraj-Fera, ndërsa të pranishëm në mbledhje ishin anëtarët e KPF.
Në rend dite për shqyrtim ishin këto pika:
1. Shqyrtimi dhe aprovimi i procesverbalit nga mbledhja e tetë e Komitetit për Politikë dhe Financa;
2. Shqyrtimi i Raportit financiar buxhetor i Komunës së Kamenicës për periudhën Korrik- Shtator (TM3);
3. Të ndryshme.
Me të gjitha votat për, kanë kaluar të gjitha pikat e rendit të ditës të kësaj mbledhje.