Shefja e zyrës së Bashkimit Europian, Natalia Apostolova do të vizitojë pasnesër Komunën e Kamenicës dhe do të pritet nga kryetari i komunës Qëndron Kastrati dhe kabineti i tij.
Të hënën më 30 korrik 2018, Apostolova gjatë kësaj vizite do ta inagurojë ndërtesën e komunës të financuar nga BE-ja dhe do të marrë pjesë në forumin për marrëdhëniet ndëretnike në Kamenicë.
Vizita e saj, do të jetë një mundësi e mirë për të diskutuar rreth gjendjes së komunës, aktivitetet e sfidat kryesore, si dhe bashkëpunimin e ndërsjellë.
Deri më tani, Bashkimi Europian ka investuar rreth dy milionë euro në zhvillimin ekonomik të Kamenicës.