Misioni
Kamenica është e përkushtuar në ofrimin e shërbimeve publike cilësore, efikase dhe transparente për të gjithë qytetarët, duke siguruar qeverisje të përgjegjshme, zhvillim të qëndrueshëm lokal, avancim të infrastrukturës, mbështetje për arsimin, kulturën, shëndetësinë dhe mirëqenien sociale, si dhe krijimin e kushteve të favorshme për zhvillim ekonomik dhe pjesëmarrje aktive qytetare.
Vizioni
Të jetë një komunë moderne, e zhvilluar dhe konkurruese, me administratë profesionale dhe transparente, e orientuar drejt nevojave të qytetarëve, ku sundon barazia, përfshirja sociale dhe zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik, duke ofruar cilësi të lartë të jetës për të gjithë qytetarët.