Në disa media lokale ka qarkulluar një video në të cilën thuhet se në fshatin Hogoshtë, konkretisht në Kikë, janë hapur disa gropa të mëdha të cilat mund të rrezikojnë jetën e qytetarëve.
Reagimi i komunës përkatësisht i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim ka qenë i menjëhershëm, duke dalë në teren në shikim dhe vlerësim të rastit.
Gjatë monitorimit të vendit janë vërejtur disa gropa të vogla, dhe një gropë me rrezikshmëri të nivelit të ulët. Në këto lokacione Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim ka vendosur shiritat e rrezikshmërisë në telat të cilët ishin vendosur më herët.
Sipas zyrtarëve nga DMSH ky rast nuk ka të bëj me firmën turke AIR ENERGY II L.L.C., e cila prodhon energji elektrike, mirëpo ka të bëj me një fabrikë të ujit.
E njëjta fabrikë është kontaktuar nga DMSH me qëllim të paraqitjes në zyrat e tyre, për evitimin e masave të rrezikut të ulët për njerëz, ndërsa pronari i kësaj fabrike është zotuar që do t’i zbatojë masat e urdhëruara në mënyrë verbale, të cilat do t’i dërgohen dhe me shkrim.
Komuna është falënderuese ndaj të gjithë qytetarëve të cilët raportojnë problemet e komiunitetit tonë, dhe njëkohësisht zhvillojnë qytetarinë aktive dhe ndihmojnë në qeverisje më të mirë.