Sot mbahen takime me qytetarë për Projekt-Buxhetin në fshatrat Koretin dhe Topanicë
Drejtoria për Buxhet dhe Financa në bashkëpunim me Kuvendin Komunal sot fillon takimet me qytetar për Projekt-Buxhetin për vitin 2023.
Duke filluar në orën 17:00 do të mbahet takimi i parë me qytetarë në Koretin në shkollën fillore “Avdullah Krashnica-Presheva”.
Ndërsa duke filluar nga ora 19:00 do të mbahet takimi me qytetarë në fshatin Topanicë në shkollën fillore “Rexhep Mala”.
Bëhuni pjesë e këtyre takimeve për t’i paraqitur propozimet për fshatrat ku ju banoni.