Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka mbajtur takim të rregullt pune me drejtorët e drejtorive komunale, ku është diskutuar për ecurinë e punëve, angazhimet e drejtorive dhe koordinimin e aktiviteteve në shërbim të qytetarëve.
Po ashtu, gjatë këtij takimi u shqyrtuan edhe pikat e mëposhtme të rendit të ditës:
Shqyrtimi i Draft Rregullores për Kodin e Etikes;
Shqyrtimi i Draft Rregullores për Subvencione;
Shqyrtimi i Draft Rregullores për Taksa, Tarifa, Ngarkesa dhe Gjoba;
Shqyrtimi i Rregullores për Arsim – DKA
Progresi i shpenzimeve të buxhetit – DFB
Raportet e Drejtorisë së Arsimit për plotësimin e vitit shkollor 2026/27 – DKA
Parapërgatitje për organizimin e manifestimit “Flaka e Janarit” – DKRS
Shqyrtimi i organizimit të aktiviteteve për “Festi i Dimrit të Kamenicës” – DKRS
Raportet e DSHPAI për veprime për ndërhyrje pa leje dhe masave për mbrojtje të mjedisit – DSHPAI
Raportet për pronat e AKP-së në Komunën e Kamenicës dhe shpallja në interesin publik – DPKGJ
Hartimi dhe ndërrimi i profilit të Komunës së Kamenicës – TË GJITHA
Progresi i kontratave dhe i buxhetit – TË GJITHA
Shqyrtimi i “veprimeve të reja”
Të ndryshme
Kryetari Rahimaj theksoi rëndësinë e bashkëpunimit dhe koordinimit ndërmjet drejtorive komunale, duke kërkuar angazhim të vazhdueshëm, përgjegjësi institucionale dhe efikasitet në realizimin e detyrave dhe obligimeve të secilës drejtori.
Në fund të takimit edhe drejtorët e drejtorive komunale kanë shprehur gatishmërinë për të qenë vazhdimisht në shërbim të qytetarëve dhe për të avancuar më tej punët dhe iniciativat në interes të tyre.