Komuna e Kamenicës fton të gjithë qytetarët e Topanicës të marrin pjesë në dëgjimin buxhetor për planifikimin e buxhetit komunal.
Data: 2 korrik 2026
Ora: 19:00
Vendi: SHFMU “Rexhep Mala”, Topanicë
Pjesëmarrja juaj është e rëndësishme për të identifikuar prioritetet dhe investimet që i nevojiten komunitetit tuaj. Ejani dhe ndani propozimet tuaja për zhvillimin e komunës.
Zëri juaj ka vlerë. Pjesëmarrja juaj bën ndryshimin!