Sheshi i qytetit u shndërrua në një hapësirë të veçantë për më të vegjlit, të cilët u argëtuan me personazhe të dashura, aktivitete të ndryshme dhe atmosferë festive.
Fëmijë të moshave të ndryshme gjetën vetën mes shumë aktiviteteve, lojërave dhe animacioneve të organizuara për ta.
Me buzëqeshje, ngjyra dhe energji pozitive, kjo mbrëmje solli momente të paharrueshme për fëmijët dhe familjet e tyre, duke e gjallëruar edhe më shumë qytetin e Kamenicës.
Komuna e Kamenicës mbetet e përkushtuar që përmes aktiviteteve të tilla të krijojë hapësira sa më të bukura për fëmijët, familjet dhe të gjithë qytetarët.