Garues të moshave të ndryshme morën dje pjesë në turneun e Shahut të organizuar në kuadër të Kamenica Summer Fest.
Pas përfundimit të garave, më të suksesshmit u shpërblyen për rezultatet dhe paraqitjen e tyre:
Vendi i parë: Besim Uruçi
Vendi i dytë: Muhamet Asllani
Vendi i tretë: Lir Basha
Vendi i katërt: Sami Salihu
Në kategoritë e veçanta u vlerësuan:
Shahisti më i mirë U18: Ledri Krasniqi
Shahisti nga diaspora: Hasan Krasniqi
Shahisti nga Kamenica: Bujar Fetiu
Turneu u karakterizua nga gara interesante, rivalitet sportiv dhe një atmosferë e veçantë mes dashamirëve të shahut. Një aktivitet i tillë është një mundësi e mirë për të promovuar shahun, për të zbuluar talentet e reja dhe për të afruar komunitetin përmes sportit.