Kryetari i Komunës së Kamenicës Kadri Rahimaj ka njoftuar sot se shtatori për këtë vit për nxënësit e Komunës së Kamenicës do të fillojë ndryshe.
“Që ky moment të jetë edhe më i veçantë, çdo nxënës i klasës së parë në Komunën e Kamenicës do të pajiset falas me çantë shkolle të kompletuar me të gjitha materialet e nevojshme”-ka thënë Kryetari Rahimaj.
Kreytari Rahimaj ka shtuar se kjo po bëhet sepse ne besojmë se çdo rrugëtim i madh fillon me një hap të vogël dhe çdo ëndërr e madhe fillon nga banka e parë e shkollës.
Gjithashtu ai ka njoftuar se të gjithë nxënësit e shkollave tjera çantat, mund të i marrin në shkollat përkatëse.