Kuvendi Komunal ka mbajtur mbledhjen e tretë të rregullt. Mbledhjen e hapi Kryesuesja e Kuvendit, Arbnore Beqiraj-Fera, ndërsa në mbledhje të pranishëm ishin asambleistët, disa nga drejtorët komunal, OJQ dhe të tjerë.
Në rend dite për miratim ishin këto pika:
1. Betimi i anëtarëve të Kuvendit Komunal, Hasan Krasniqi, Valmir Ramadani, Leonita Mavriqi.
2. Shqyrtimi dhe aprovimi i procesverbalit nga mbledhja e mbajtur me datë 27.02.2026.
3. Pyetje legjislativit drejtuar ekzekutivit.
4. Shqyrtimi i Raportit Financiar Buxhetor 1 Janar -31 Dhjetor 2025.
5. Shqyrtimi i Raportit Periodik për zbatimin e rekomandimeve nga Zyra Kombëtare e Auditimit.
6. Kërkesë nga MAPL për rishqyrtim të Vendimit Sh.01 Nr. 3069 për miratimin e PZHK 2025-2033.
7. Propozim vendim për shpallje me interes të përgjithshëm publik.
8. Propozim vendim për formimin e Komisionit për Inicimin dhe zhvillimin e procedurave dhe vlerësimin e propozimeve për ndryshimin e Stemës së Komunës së Kamenicës.
9. Propozim vendim për themelimin e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB).
10. Propozim vendim për emërtimin e Palestrës së Sportit.
11. Propozim vendim për miratimin e raporteve për vlerësimin e dëmeve nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë e tjera.
12. Propozim vendim për rifreskimin e listës rezervë të emertimeve të rrugëve, rrugicave dhe hapësirave publike në Komunën Kamenicës.
13. Të ndryshme.
Pas hapjes së mbledhjes Kryesuesja e Kuvendit, Arbnore Beqiraj-Fera ka paraqitur dy pika shtesë për të hyrë në rend dite si dhe ka kërkuar që pika e 12.Propozim vendim për rifreskimin e listës rezervë të emertimeve të rrugëve, rrugicave dhe hapësirave publike në Komunën Kamenicës, e rendit të ditës të shtyhet për mbledhjen e ardhshme.
Pikat të cilat hynë në rend dite janë:
1. Propozim vendim për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit Bazë Sh.01.Nr.8840, të datës 15.04.2025, për formimin e Komisionit për shqyrtimin e propozimeve për ndarjen e Titujve të Nderit, çmimeve, mirënjohjeve dhe shpërblimeve të tjera.
2. Propozim vendim për formimin e Komisionit Komunal të Aksionarëve për NPL “Dardana” Sh.A., Kamenicë.
Pas miratimit të rendit të ditës me pikat shtesë, të gjitha këto pika u shqyrtuan dhe miratuan me shumicë votash.