Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka bërë të ditur se janë siguruar lodra të reja për të gjithë fëmijët parashkollorë dhe ata në çerdhe.
Sipas tij, ky investim në vlerë prej 9,400 eurosh është bërë me qëllim që më të vegjlit të kenë kushte më të mira zhvillimore e edukative. Lodrat janë përzgjedhur sipas standardeve evropiane dhe janë të përshtatshme për moshën e tyre.
“Kemi vendosur të kujdesemi për çdo aspekt të jetës së nxënësve tanë kësaj here për më të vegjlit. Vazhdojmë me përkushtim”, ka deklaruar Kryetari Rahimaj.