Kuvendi Komunal ka mbajtur mbledhjen e gjashtë të rregullt.
Mbledhjen e hapi Kryesuesja e Kuvendit, Arbnore Beqiraj-Fera, ndërsa në mbledhje të pranishëm ishin Kryetari Kadri Rahimaj, asambleistët, drejtorët komunalë, OJQ dhe të tjerë.
Në rend dite për shqyrtim ishin këto pika:
1. Shqyrtimi dhe aprovimi i procesverbalit nga mbledhja e mbajtur më datë 29.05.2026.
2. Pyetje legjislativi drejtuar ekzekutivit.
3. Propozim vendim për miratimin e Kornizës Afatmesme Buxhetore (KAB) të Komunës së Kamenicës.
4. Propozim vendim për emërimin e Komisionit për udhëheqjen dhe koordinimin e procesit të zgjedhjes së Këshillave Lokale.
5. Propozim vendim për emërimin e Komisionit për shqyrtimin e ankesave në procesin e zgjedhjes së Këshillave Lokale.
6. Propozim vendim për miratimin e Draft-Rregullores për Taksa, Tarifa, Ngarkesa dhe Gjoba Komunale.
7. Propozim vendim për miratimin e Pilot-Projektit për Menaxhimin e Parkingut Publik në Komunën e Kamenicës.
8. Propozim vendim për miratimin e Planit Ndërkomunal për Menaxhimin e Integruar të Mbeturinave për Zonën e Menaxhimit (ZMM-5) – Rajoni i Gjilanit dhe Ferizajt, për periudhën 2026 – 2030.
9. Propozim vendim për caktimin e tarifave dhe mënyrës së inkasimit të mjeteve financiare për menaxhimin e mbeturinave.
10. Propozim vendim për plotësimin dhe ndryshimin e Vendimit Sh.01.Nr.13598, datë 04.06.2025, për formimin e Komisionit të Ankesave.
11. Propozim vendim për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit Sh.01.Nr.8448, të datës 01.04.2026, për shpalljen në interes të përgjithshëm publik.
12. Propozim vendim për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit Sh.01.Nr.8470, të datës 27.03.2026, për shpalljen në interes të përgjithshëm publik.
13. Propozim vendim për dhënien në shfrytëzim të pronës komunale përmes ankandit publik.
14. Propozim vendim për formimin e Komisionit për zbatimin e procedurave dhe vlerësimin e ofertave të dhënies në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës.
15. Të ndryshme.
Pas hapjes së mbledhjes, Kryesuesja e Kuvendit, Arbnore Beqiraj-Fera paraqiti rendin e ditës duke vazhduar me shqyrtimin e të gjitha pikave. Pas debatit të zhvilluar nga asambleistët të gjitha pikat u shqyrtuan dhe u miratuan me shumicë votash.