Sot është mbajtur mbledhja e shtatë e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa e kësaj legjislature të Kuvendit Komunal të Kamenicës.
Kryesuesja e Kuvendit Komunal Arbnore Beqiraj-Fera e ka hapur këtë mbledhje me rendin e ditës:
1. Shqyrtimi dhe aprovimi i procesverbalit nga mbledhja e gjashtë e Komitetit për Politikë dhe Financa,
2. Shqyrtimi i Raportit Financiar Buxhetor i Komunës së Kamenicës për periudhën 1Prill-30 Qershor (TM2),
3. Propozim-vendim për buxhetimin e bashkëfinancimit dhe krijimin e kodit të ri për projektin “Asfaltimi i rrugës ‘Shyt Vaku’-degëzim” në mes të Komunës së Kamenicës dhe participimit me znj.Shqiponjë Pira,
4. Propozim-vendim për përcaktimin e kompensimit për anëtarët e komisionit komunal të aksionarëve në KRM “Higjena” dhe në NPL “Dardana” SH.A në Kamenicë,
5. Propozim vendim për pëlqimin paraprak dhe inicim të procedurës së shprehjes së interesit për dhënien në shfrytëzim të pronës komunale,
6. Propozim-vendim për lejimin e mjeteve financiare për Kryqin e Kuq të Kosovës-dega në Kamenicë,
7. Të ndryshme.
Përpos pikës 5, të gjitha pikat e tjera kanë kaluar me shumicë votash.