Aktiviteti mblodhi në një vend sportdashës, familjarë dhe të rinj, duke krijuar një atmosferë të veçantë që dëshmoi edhe një herë rëndësinë e sportit si urë bashkimi për komunitetin.
Turneu, i organizuar me përkushtim dhe frymë sportive, u zhvillua tek platoja e qytetit, ku ekipet pjesëmarrëse dhuruan ndeshje cilësore, plot adrenalinë dhe emocione deri në fund.
Në kuadër të këtij organizimi, një lojë simbolike u zhvillua edhe me pjesëmarrjen e zyrtarëve komunal, drejtorëve, së bashku me Nënkryetaren Arta Bajralija e Shefin e Kabinetit, Vaxhid Rexhepaj, të cilët iu bashkuan ekipeve në fushë.
Ky moment u prit me entuziazëm nga publiku dhe i shtoi edhe më shumë atmosferë këtij organizimi sportiv.
Në përfundim të garës, ekipi “Talentët” u shpall fitues, duke kurorëzuar paraqitjet e tyre me trofeun e turneut.