Ndërmarrja Publike “Dardana” ka zgjeruar kapacitetet e saj operative me makineri dhe pajisje të reja, në vlerë prej afër 40 mijë eurosh, me qëllim të përmirësimit të cilësisë dhe efikasitetit të shërbimeve për qytetarët e Kamenicës.
Me këtë rast, kryetari Rahimaj, së bashku me anëtarët e Bordit, si dhe me kolegë të ndërmarrjes, ka parë nga afër pajisjet e reja, të cilat tashmë do të jenë në dispozicion të punëtorëve.
Kryetari Rahimaj, gjatë këtij takimi,po ashtu ka shprehur kënaqësinë e tij për zhvillimin e ndërmarrjes dhe rritjen e kapaciteteve të saj, duke theksuar rëndësinë e shërbimeve që ajo ofron për qytetarët dhe komunën.
“Jam i lumtur që po punojmë çdo ditë që ndërmarrja jonë të marrë formë dhe të jetë gjithnjë e më shumë në shërbim të Kamenicës dhe qytetarëve të saj”, ka thënë Rahimaj.
Kryetari Rahimaj, po ashtu ka bërë të ditur se pajisjet e reja do të mundësojnë zgjerimin e veprimtarisë së ndërmarrjes, lehtësimin e punës së punëtorëve dhe ofrimin e shërbimeve më cilësore dhe efikase, përfshirë edhe mirëmbajtjen e ndriçimit publik.
Pajisjet e siguruara përfshijnë:
• Multikultivatorë me pajisje shtesë;
• Mulçerë, plugje, spërkatëse dhe kosë për traktorë;
• Shpërndarëse plehu;
• Cisternë;
• Kombi me korpë.
Investimi në pajisjet e reja paraqet një hap të rëndësishëm në zhvillimin e mëtejshëm të ndërmarrjes dhe në përmirësimin e kushteve të punës për punëtorët