Mbrëmë në kuadër të agjendës zyrtare të Kamenica Summer Fest 2026, shumë sportdashës kanë pasur mundësinë ta shohin nga Sheshi “Metush Krasniqi” ndeshjen e Kampionatit Botëror të Futbollit.
Çdo aksion, çdo gol dhe çdo minutë e ndeshjes u shoqërua me emocione, entuziazëm dhe adrenalinë deri në fishkëllimën e fundit të gjyqtarit. Atmosfera e krijuar dëshmoi edhe një herë se sporti ka fuqinë t’i bashkojë njerëzit dhe të krijojë kujtime të veçanta.
Kamenica Summer Fest 2026 vazhdon me aktivitete të shumta kulturore, sportive dhe argëtuese, duke e bërë këtë verë më të gjallë se kurrë.
Ju mirëpresim të bëheni pjesë e ngjarjeve që na presin në ditët në vijim!