Drejtoria për Shërbime Publike, Ambient, Inspektorat dhe Emergjenca njofton qytetarët se duke filluar nga data 15 qershor 2026, do të ndalohet qarkullimi i skuterëve elektrikë dhe biçikletave në segmentin e rrugës “Skënderbeu” deri te aksi që lidhet me rrugën “Vëllezërit Bytyqi”, përkatësisht në bulevardin e qytetit.
Ndalimi do të vlejë çdo ditë nga ora 19:00 deri në ora 24:00 deri më 31 gusht 2026.
Ky vendim është marrë me qëllim të garantimit të sigurisë së këmbësorëve, duke pasur parasysh frekuentimin e shtuar të qytetarëve dhe bashkatdhetarëve gjatë periudhës verore.
Bulevardi i qytetit është hapësirë e dedikuar për lëvizje të lirë dhe të sigurt të këmbësorëve, andaj kërkohet respektimi i këtij vendimi nga të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion.
Për zbatimin e vendimit do të vendoset sinjalizimi përkatës në segmentin e përcaktuar.
Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj