Komuna e Kamenicës fton qytetarët të marrin pjesë në takimin publik, ku Kryetari i Komunës do të prezantojë punën dhe aktivitetet e realizuara gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2026 .
Ky takim është një mundësi për t’u informuar mbi projektet e realizuara, zhvillimet në komunë, si dhe për të paraqitur pyetje, komente dhe propozime që kontribuojnë në përmirësimin e shërbimeve dhe jetës së qytetarëve.
Data: 29 qershor 2026
Ora: 10:00
Vendi: Salla e Kuvendit Komunal
Ju ftojmë të merrni pjesë dhe të bëheni pjesë e diskutimit për punën dhe zhvillimin e Komunës së Kamenicës.