Biznesi Tasneem ka vendosur që të investojë në Kamenicë dhe ta zgjerojë veprimtarinë e tij. 1.6 milionë euro është vlera e investimit që do të bëhet në Kamenicë.
Ky biznes që pritet t’i punësojë dikund 12 persona do të eksportojë produktin e tij në Zvicër.
“Komuna e Kamenicës së bashku me biznesin ka arritur marrëveshje në vlerë prej 74,257.40 euro për rregullimin e infrastrukturës”-ka thënë Kryetari Rahimaj.
Ky është një tjetër hap i rëndësishëm drejt zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik të Kamenicës, duke dëshmuar se bashkëpunimi mes komunës dhe diasporës po sjell investime konkrete, vende të reja pune dhe perspektivë më të mirë për qytetarët.