DREJTORIA E BUJQËSISË, PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL
Datë, 07.06.2018.
Kamenicë.
Lënda:
Informatë rreth fillimit të Korrje – Shirjeve në K. e Kamenicës.
Në Komunën e Kamenicës, procesi i korrje-shirjeve ka filluar më datë 05.07.2018.Në solemnitetin e fillimit të korrje shirjeve morën pjesë: Kryetari i Komunës Qëndron Kastrati me bashkëpunëtor, Drejtori i Drejtorisë Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, si dhe komisioni komunal për korrje shirje. Gjatë këtij viti priten të korren rreth 1,650 ha. me grurë dhe 45 ha. me elb. Sa i përket procesit të korrje – shirjeve për vitin 2018 pritet të marrin pjesë rreth 31 autokombajnera.
Komisioni Komunal i formuar nga Kryetari i Komunës, fillimisht ka bërë pranimin teknik të autokombajnave, pastaj auto kombajnerët janë pajisur me procesverbal për pranim teknik dhe njoftimin nga komisioni komunal për korrje-shirje.
Komisioni do ta përcjell fushatën e korrje – shirjeve gjatë tërë procesit e deri në përfundimin e saj. Vëmendje të posaçme do t`i kushtohet humbjeve gjatë procesit të korrjes që ato të jenë sa ma të vogla, pastaj mbajtjen e rendit të korrjes, si dhe marrjen e masave parandaluese kundër zjarrit.
Gjatë informatave nga tereni, dhe varësisht nga parcelat e fermerëve , rendimenti sillej rreth 4,000 kg. / ha. me grurë , kurse sa i përket elbit rendimenti sillej rreth 3,500 kg. / ha. Ne shpresojmë që kjo fushatë e korrje-shirjeve do të rrjedhë pa ndonjë problem të theksuar.
Ne si komision i korrje – shirjeve, jemi duke u përpjekur që me përpikëri ta zbatojmë Rregulloren Komunale mbi korrje – shirjet. Këtë vit rreth 5 % të sipërfaqeve të mbjella me grurë janë kositur si ushqim për kafshë.
Kryetari i Komisionit Komunal për Korrje
Nejazi Fera
