Diskutim me fermerwt e Kamenicws pwr prodhimet vendore dhe tregun e BE-sw
Kryetari i komunws Qwndron Kastrati sw bashku me koordinatorin e zyrës regjionale të Agjencisw së Ushqimit dhe Veterinarisë në Gjilan Sabedin Kadriu, pwrfaqwsuesin nga Departamenti Këshillimor i Ministrisë së Bujqësisë Tahir Alitaj dhe menaxherin për cilësi në kompaninë “KABI” Medin Zeqiri, sot diskutuan me qytetarët e Kamenicës rreth “Prodhimit vendor dhe tregut të BE-së”.
Nw kwtw diskutim është folur për mënyrat e tejkalimit të sfidave në prodhim, përmisim dhe pwrgatitje tw produkteve pwr tregun e BE-sw.
Kryetari Kastrati tha se Komuna e Kamenicës ka kushte shumw tw pwrshtatshme pwr veprimtari bujqwsore.
Sipas tij, wshtw shumw e rwndwsishme synimi i tregut tw Evropws.
“Ne kemi nevojë ta synojmë tregun e Evropës, e të përgatitemi për tw sepse kjo do tw ishte mw atraktrive dhe do tw ndihmonte nw rritjen e numrit tw tw punwsuarve”, tha ai.
Ndwr tw tjera, Kastrati tha se prodhuesit dhe fermerwt duhet tw vetdijwsohen nw aspektin e shwrbimeve cilwsore dhe efiqiente tw produkteve.
Ndërsa, koordinatori i zyrës regjionale të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë Sabedin Kadriu tha se ky agjencion përfshinë sigurinë ushqimore, çështjet rreth sigurisë së ushqimit me prejardhje shtazore e bimore dhe të gjitha inspektimet veterinare.
“Në kuadër të kësaj zyre regjionale janë inspektorwt sanitar, veterinar dhe fitosanitar. Ky agjencion merret me sigurinw e ushqimit, shëndetit të kafshëve dhe ne jemi duke e bërë të pamundurën të mundur”, tha ai.
Sipas tij, AVUK-u wshtw gjithmonw i gatshwm tw ju dalw nw ndihmw edhe fermerwve edhe atyre qw merren me prodhimtari ushqimore.