Në kuadër të aktiviteteve të Kamenica Summer Fest, dje është mbajtur edhe aktiviteti i paintball-it, i cili mblodhi pjesëmarrës të moshave të ndryshme në një sfidë plot adrenalinë, argëtim dhe bashkëpunim.
Pjesëmarrës në këtë organizim ishte edhe Kryetari Rahimaj së bashku me deputeten Liza Gashi, drejtorë komunal e zyrtarë të tjerë të cilët i’u bashkuan qytetarëve për të kthyer këtë aktivitet në një lojë edhe më interesante.
Gjatë gjithë kohës, Paintball u karakterizua nga energjia pozitive, gara e shëndetshme dhe emocionet që shoqëruan çdo përballje në fushën e lojës.
Kamenica Summer Fest 2026 vazhdon të ofrojë aktivitete të larmishme sportive, kulturore dhe rekreative, duke i dhënë qytetit një atmosferë festive dhe duke ftuar qytetarët të bëhen pjesë e përvojave unike që sjell festivali gjatë gjithë verës.