Gjatë vizitës treditore në Bursa të Turqisë,Drejtori për Zhvillim Ekonomik dhe Diasporë Edon Dërmaku ka zhvilluar takime të rëndësishme me biznese prodhuese industriale, ku shumë prej tyre janë edhe me prejardhje shqiptare.
Ai ka vizituar Grupin ERMETAL, në pronësi të Fahretin Gülener nga Gjilani, kompani që furnizon gjigantë si Fiat, Renault, Toyota, Ford, Citroën, Peugeot, Hyundai etj. Përveç industrisë automotive, ata operojnë edhe në prodhimin e mobilieve për zyra (Bürosit) dhe në industrinë ushqimore.
Gjithashtu Drejtori Dërmaku është takuar me përfaqësues të shoqatës së industrialistëve të Ballkanit (Rumelisiad), si dhe me shoqatën e industrialistëve shqiptarë ARNIAD, duke forcuar lidhjet me rrjetet e bizneseve shqiptare në Turqi.
Këto takime janë hap konkret drejt bashkëpunimit dhe investimeve në Komunën e Kamenicës.
Ai ka shtuar se në muajt në vijim, do t’i mirëpresim në komunën tonë për të parë nga afër mundësitë që ofrojmë.