Një risi e rëndësishme për këtë vit shkollor është edhe fillimi i mësimit tërëditor në tri shkolla të Komunës:
SHFMU “Metush Krasniqi” – Roganë
SHFMU “Abdullah Krashnica” – Koretin
SHFMU “Skënderbeu” – Hogosht
Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, Drejtori i Arsimit, Selami Klaiqi, së bashku me stafin e tij, ka vizituar këto tri shkolla, duke u njohur nga afër me mbarëvajtjen e procesit mësimor dhe zbatimin e mësimit tërëditor. Gjatë këtyre vizitave, u përcollën urimet për një vit të suksesshëm shkollor dhe u theksua rëndësia e bashkëpunimit të vazhdueshëm me shkollat, mësimdhënësit, nxënësit dhe prindërit.
Mësimi tërëditor synon t’u ofrojë nxënësve më shumë mundësi për mësim, aktivitete edukative, zhvillim të shkathtësive dhe bashkëpunim, duke krijuar një ambient më të përshtatshëm për zhvillimin e tyre akademik dhe social.
Komuna e Kamenicës mbetet e përkushtuar për avancimin e arsimit dhe krijimin e kushteve sa më të mira për nxënësit dhe mësimdhënësit, duke mbështetur projekte dhe iniciativa që kontribuojnë në një proces edukativo-arsimor më cilësor.