Kryetari i Komunës së Kamenicës Kadri Rahimaj së bashku me Nënkrytaren e Komunës së Kamenicës Arta Bajralija si dhe Zëdhënsen e Komunës Lidiona Marovca kanë pritur në takim Kolonelin e ri të KFOR-it Sam Sargeant me bashkëpunëtorë.
Ata kanë diskutuar rreth zhvillimeve të fundit në Kamenicë si dhe përpjekjeve të vazhdueshme të të dy institucioneve për rritjen e sigurisë së qytetarëve.
Kryetari Rahimaj ka bërë një prezantim të shkurtër të komunës sonë, duke ndarë me ta edhe bashkëjetesën e mirë në komunitet si dhe se si trajtohet çështja e sigurisë tek qytetarët që vijnë nga komunitete të ndryshme. Kryetari Rahimaj ka ndarë me ta edhe disa prej sukseseve institucionale si dhe punëve të mira të cilat janë në proces.
Ai ka folur gjithashtu për veprimtarinë e KFOR-it në Kamenicë si dhe se si ky fakt ndikon në rritjen e ndjesisë së sigurisë tek qytetarët.
Kryetari Rahimaj ka ndarë me kolonelin edhe disa prej fushave ku ata mund të bashkëpunojnë me Komunën e Kamenicës, si në menaxhimin territorial dhe atë të situatave emergjente potenciale.
Kryetari Rahimaj me theks të veçantë përgjatë takimit e ka trajtuar edhe fuqizimin e degës së zjarrëfikësve në Kamenicë, nëpërmjet bashkëpunimit me KFOR-in si dhe pajisjen e tyre me makineri të reja për ndërhyrje.
Të dyja palët janë dakorduar për bashkëpunim ndërinstitucional, nisur nga fakti se si kjo mund të ndikojë drejtpërdrejtë në mirëqenien dhe sigurinë e qytetarëve të Kamenicës dhe komunave afër saj.