Kuvendi Komunal i Kamenicës ka mbajtur vazhdimin e seancës së –IX-të të rregulltë.
Kjo mbledhje është mbajtur përmes platformës online “ZOOM” për shkak të situatës me pandeminë COVID-19, dhe kanë marrë pjesë kryetari Qëndron Kastrati, kryesuesi i Kuvendit Komunal, Albert Sermaxhaj, dhe disa nga delegatët e subjekteve politike.
Në këtë mbledhje për diskutim ishte vetëm një pikë e rendit të ditës: Draft Buxheti për vitin 2021-2023 Sh.02, Nr.20508/17.09.2020.
Pas diskutimeve nga disa delegatë, Draft-Buxheti për vitin 2021-2023 u votua me 14 vota për.