Sot është mbajtur mbledhja e pestë e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa e kësaj legjislature të Kuvendit Komunal të Kamenicës.
Kryesuesja e Kuvendit Komunal Arbnore Beqiraj-Fera e ka hapur këtë mbledhje me rendin e ditës:
1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e katërt e Komitetit për Politikë dhe Financa,
2. Propozim-vendimi për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të pronës së Komunës,
3. Draft-Plani për Riintegrimin e Qëndrueshëm të Personave të Riatdhesuar dhe Integrimit të të huajve në Komunën e Kamenicës 2026-2028
4. Të ndryshme.
Me të gjitha votat për, kanë kaluar të gjitha pikat e rendit të ditës brenda kësaj mbledhjeje.