Nënkryetarja e Komunës së Kamenicës Arta Bajralija, bashkë me Shefin e Kabinetit Vaxhid Rexhepaj dhe Zëdhënësen e Komunës Lidiona Marovca, kanë pritur në takim përfaqësueset e EDYN, Blerta Berisha dhe Doruntina Klaiqi.
Gjatë takimit është diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet Komunës së Kamenicës dhe rrjetit EDYN, me fokus në zhvillimin e kapaciteteve të stafit administrativ komunal si dhe fuqizimin e rinisë së komunës përmes aktiviteteve, trajnimeve dhe iniciativave të përbashkëta.
Po ashtu, u theksua rëndësia e përfshirjes së të rinjve në procese vendimmarrëse dhe krijimi i hapësirave që kontribuojnë në zhvillimin profesional dhe shoqëror të tyre. Palët u dakorduan që bashkëpunimi të vazhdojë edhe në të ardhmen përmes projekteve konkrete në interes të qytetarëve të Kamenicës.