Nënkryetarja e Komunës së Kamenicës Arta Bajralija së bashku me Drejtorin e DKA-së Selami Klaiqi dhe Zyrtaren nga DZHED Qëndresa Kastrati, kanë pritur në takim Rexhep Gunduz që është kryetar i Shoqatës së Shqiptarëve në Bursa, dhe gazetarët Bilal Kayaalti, Kemal Cankaya dhe Murat Sevinc.
Ata kanë diskutuar rreth historikut shumë të mirë të bashkëpunimit me Komunën e Kemal Pashës me të cilën Komuna e Kamenicës ka edhe binjakëzim.
Nëkryetarja ka diskutuar me të pranishmit edhe rreth zhvillimit të bujqësisë si dhe tërheqjen e investitorëve të huaj.
Ata kanë diskutuar edhe rreth bashkëpunimeve potenciale mes të dy vendeve në fushën e arsimit.
Nënkryetarja Bajralija ka falenderuar z.Gunduz për kontributin dhe punën e bërë deri më tani rreth bashkëpunimit mes të dyja vendeve