Njoftohen banorët e qytetit dhe të të gjitha fshatrave të Komunës së Kamenicës se ka përfunduar me sukses procesi i dezinfektimit, dezinsektimit dhe deratizimit hapësinor (DDD), i cili është realizuar sipas planit në të gjithë territorin e komunës.
Komuna e Kamenicës falënderon qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e treguar gjatë zhvillimit të këtij procesi, si dhe të gjithë ata që respektuan rekomandimet e dhëna për sigurinë e tyre dhe mbrojtjen e bletëve.
Ky proces është realizuar me qëllim të mbrojtjes së shëndetit publik dhe përmirësimit të kushteve të jetesës për të gjithë qytetarët.