Drejtoresha e Drejtorisë për Pronë, Gjeodezi dhe Kadastër, Burbuqe Leka, ka vazhduar takimet informuese me qytetarë lidhur me procesin e rindërtimit të kadastrit në Karaçevë të Poshtme dhe Karaçevë të Epërme.
Gjatë këtyre takimeve është vërejtur një interesim jashtëzakonisht i madh nga ana e qytetarëve, duke dëshmuar rëndësinë që ky proces ka për banorët e këtyre fshatrave.
Në kuadër të diskutimeve janë trajtuar hapat konkretë, procedurat dhe përfitimet që sjell ky proces ku ndër të tjerash Drejtoresha Burbuqe Leka ka theksuar se Komuna e Kamenicës mbetet e përkushtuar për të informuar dhe përfshirë qytetarët në çdo hap të këtij procesi me rëndësi të veçantë për zhvillimin lokal.